
Vip 01 Ligia & Julind
Ligia Zacarias, modele. Ka lindur në Mozambik më 26 shtator 1977. Ka jetuar në Itali, Angli e Portugali.
Ka punuar si fotomodele me kopertina e firma të ndryshme. Në Shqipëri ndodhet prej tre vitesh me bashkëshortin, i cili punon pranë një përfaqësie të huaj diplomatike si dhe me dy djemtë Daniel, 11 vjeç dhe Matteo 6 vjeç.
Ligia shprehet se në Shqipëri ka nisur një jetë të re e të qetë, larg vëmenedjes së fotografëve (kjo para se të vendoste të konkurronte në Dancing With The Stars).
Thekson që nuk do të njihet vetëm si modele, pasi zotëron një diplomë britanike në Marketing, profesion që e ndihmon më së miri në detyrën e drejtores së një institucioni arsimor privat në Tiranë.
Vip 02 Jonida & Davide
Jonida Shehu
Gazetare e njohur në ekranin e Vizion Plus. Jonida shehu ka lindur në Tepelenë ku mori edhe edukimin e pare shkollor.
Studimet e larta i kreu për Gazetari në Fakultetin e Filozofisë dhe Historisë në Tiranë.
Ajo është një nga figurat më të njohura të gazetarisë elektronike me një përvojë disavjecare në ekrane televizive.
Por prej të paktën katër vitesh Jonida është bërë një nga protagonistet e “Vizion Plus”.
Ajo drejton edicione informative ndërsa është e pranishme në ekranin e vogël edhe me emisionin “Zip”, ku drejton në krah të gazetarit të njohur Rezear Xhaxhiu.
Vip 03 Klodi & Visi
Klodiana Shala. Atletja më popullore në Shqipëri, që shënon në karrierën e saj mëse 50 rekordeve kombëtare.
Ajo është fituese e shumë medaljeve të arta, argjendta e të bronzta.
Lindi në 22 gusht 1979 në Tiranë. Është diplomuar në Akademinë e Edukimit Fizik në Tiranë.
Klodi ka garuar për herë të parë në pistë në moshën 14 vjeçare dhe që nga ajo moshe nuk i është ndarë asnjëherë pistës së vrapimit.
Njihet si rekordmene shqiptare në katër disiplina (100, 200, 400 metra e 400 metra me pengesa)
Pjesëmarrese në mëse 80 kompeticione sportive ndërkombëtare.
Klodiana Shala është e vetmja sportiste shqiptare që ka përfaqësuar Shqipërinë dhe flamurin shqiptar ne 3 lojra olimpike si Sidnei 2000, Athinë 2004 dhe Pekin 2008.
Koha më e mirë e saj është 24.34s dhe 53.87s, por Klodi mban edhe rekordin kombëtar në 400 metra me pengesa, me kohën 56"48. Vetëm gjatë vitit 2006 ka thyer 5 rekorde kombëtare, 2 në garën e 220 metrave, 2 në garën e 400 metrave dhe 1 në garën e 100 metrave. Ne “Dancing with the stars” Klodi zbulon njëe nga pasionet dhe talentet e fshehta sic eshte kërcimi.
Vip 04 Niku & Olta
Nik Xhelilaj
Nje nder aktoret me te rinj ne kinematografine shqiptare.
Lindur në vitin 1983 dhe diplomuar për dramë në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë.
Që student angazhohet në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” me regji të Piro Milkanit, duke spikatur në rolin e protagonistit Lek Serjani. Ishte pikërisht ky film që e bëri të famshëm dhe që shënoi fillimin e karrierës së tij në aktrim.
Në vitin 2009 interpreton në filmin “Gjalle” të regjisorit Artan Minarolli sërish në rolin e protagonistit.
Por Xhelilaj është i preferuar edhe nga regjisorët e teatrit.
Në vitin 2007 interpreton Gjeneralin Llukan në dramën “Këmbanat e Muzgut” me regji të Alfred Bualotit dhe Andon Qesarit.
Në të njëjtin vit përzgjidhet nga regjisori Timo Flloko
per te interpretuar Stanley Kovalsky ne dramën “STREETCAR NAMED DESIRE” të Tennessee Williams, shfaqur në Akademine e Arteve të Bukura. Në teatrin “Aleksander Moisiu”, Durrës, luan rolin e Arturit ne dramen “TANGO” (Slavomir Mrozek),
vënë në skenë nga regjisorja Driada Dervishi në vitin 2009.
Vip 05 Landi & Lori
Roland Hysi. Këngëtar i grupit “West Side Family”.
Ka lindur në Tiranë në vitin 1980. Landi u bë i njohur si një nga tre djemtë e rinj që gjallëronin skenat e kryeqytetit shqiptar me këngët e tyre.
Ai është një nga solistët e një prej grupeve më të konsoliduar dhe më jetëgjatë në historinë e muzikës shqiptare. Këngët e tyre jane hite të të rinjve sot. Me dy këngëtarët e tjerë të grupit, Dr Florin dhe Mirin, Landi ka qenë shok në një klasë, më pas ata u kthyen në artistë të vërtetë duke marrë pjesë në të gjitha festivalet e organizuar në Shqipëri dhe mbi të gjitha duke merituar shumë çmime.
Profili karizmatik i Landit ka bërë që ai të shoh përtej muzikës. Vetëm pak muaj më parë Landi ka marrë përsipër të prezantojë emisionin “Mos e beso, po deshe”, në televizionin “Vizion Plus”.
Vetë Landi ka deklaruar se është tip që kërkon të çuditshmen dhe aventurën, pasi shkaktojnë emocione të reja te panjohura me pare. Ai thote se i pëlqen dhe e intrigon më tepër ideja e të qenit protagonist, se sa spektator, prandaj ai ka pranuar te jete edhe një nga 12 protagonistët e “Dancing with the stars”
Vip 06 Vasjan & Rovena
Vasjan Lami. Aktor I njohur I Teatrit Kombëtar dhe filmit. Lindi në Tiranë më 21 maj 1957.
Për të realizuar ëndrrën e tij për të qenë aktor, ai studioi në Akademinë e Arteve të Bukura dhe u diplomua për dramë. Vasjani është ngjitur për herë të parë në skenë në vitin 1978 me rolin e Agronit në dramën “Vërshimi Pranveror”.
Roli i parë në kinematografi vjen ne filmin “Plaku dhe Hasmi” Që pas këtyre roleve ai vazhdoi karrierën në film dhe në teatër duke u ngjitur vit pas viti. Sot numëron mbi 70 role dhe është një nga aktorët më interesant për publikun shqiptar.
Per të teatri dhe filmi nuk mund te ndahen, duke qene i bindur se të dyja kane emocione të ndryshme dhe të bukura.
Roli më i bukur për të mbetet ai ë Garibaltit në pjesën teatrore “Forca e Zakonit” dramë e cila u realizua në verën e vitit 2009 në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërsa rolin që ëndërron të bëjë e mban ende sekret.
Futbolli dhe gjuetia e peshkut janë pasinet e kohës së lirë. Sa i përket marrëdhënies me kërcimin dhe pjesëmarrjes në “Dancing with the stars”, Vasjani thotë se i duket një eksperiencë tepër e bukur.
Vip 07 Viktor & Isida
Viktor Zhusti. Aktor i njohur i skenës dhe i ekranit.
Viktor Zhusti është një aktor mjaft i dashur për publikun shqiptar që e ka ndjekur e admiruar si në kinema ashtu edhe në teatër. Ndonëse ka lidnur në Athinë, në vitin 1942 është rritur dhe ka lidhur të gjithë karrierën e jetën e tij me Shqipërinë.
Si aktor i kinemasë Viktor Zhusti ka interpretuar në shumë filma si "Taulanti kërkon një motër", 1984, ku ka portretizuar rolin e Piros, "Nëntori i dytë"(1982), "Malet me blerim mbuluar"(1971), “Kur xhirohej një film” (1981), “Dhe vjen një ditë” (1986). Galeria e personazheve të tij është mjaft e gjerë dhe përmbledh karaktere të kundërta, të gjitha të realizuara me mjeshtëri.
Por aktori ka lënë gjurmë edhe në teatër. Mjaft popullor është roli i Alberit në komedinë “Shi në Plazh” (1982).
Pas viteve ’90 emigron në Greqi dhe vetëm në vitin 2008 rikthehet në Tiranë ku ngjitet sërish në skenë si një nga protagonistët e komedisë “Të gjithë me huqe” (2008).
Roli i tij më i fundit është në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virginia Ëolf” (2009 - 2010). Por Viktor Zhusti nuk mund t’I mungonte as prodhimeve televizive. Ai luan rolin e një endacaku në telenovelën “Tingulli I heshtjes” që transmetohet ne Vizion Plus.
Vip 08 Soni & Mirko
Soni Malaj
Këngëtare e spikatur në muzikën shqiptare.
Soni Malaj nisi karrierën e saj në moshën 15 vjecare si pjesë e të parit grup muzikor femëror shqiptar “Spirit Voice” që në vitet 90, këngën që u shndërrua menjëherë në mit me këngën “Fuoristrada”. Por pas shpërbërjes së këtij grupi Soni vijon e vetme karrierën si këngëtare duke dalë me një album solo të titulluar “Mbretëresha e natës”.
Prej këtij momenti karriera e Soni Malaj do të njohë vetëm arritje dhe këngët hit e albumet e njëpasnjëshme do të pushtojnë gjithnjë e më shumë zemrat e fansave shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Preferohet shumë nga publikut për interpretimet të shkëlqyera të baladave ndërsa kuron me mjaft kujdes cdo performancë artistike në skenë. Që në moshën 16-vjeçare stërvitet rregullisht në palestër.
Ka karakter të fortë, të cilin thotë se e ka trashëguar nga vendlindja e saj, Tropoja. Pikërisht ky karakter, ka bërë që ajo të përballojë me sukses sfidat e ndryshme me të cilat i është dashur të përballet gjatë karrierës së saj.
Këngëtarja brune me një bukuri tipike mesdhetare, pohon se ndihet e dashuruar me këngën.
Vip 09 Juli & Ledia
Julian Deda
Nje nga aktoret me te spikatur te viteve te fundit ne Shqiperi.
Lindi ne Shkoder ne vitin 1981. Endrra per tu bere aktor e nxiti te studioje ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane , per drame.
Talenti I Julit u dallua kur ai ishte ende student, vecanersiht per shkak te aftesise per te interpretuar ne rolet me karakter komik, telent te cilin Juli e trashegoi nga babai I tij, ikona e humorit shkodran Zef Deda, por edhe nga vet qyteti i Shkodres.
Menjehere pas diplomimit Juli, spikati ne role te ndryshem komik ne disa shoë televiziv, me te cilet arriti te fitoje zemrën dhe simpatine e publikut.
Por krahas tyre Deda 28 vjecar, ka dhene prova te sukseshme edhe në role dramatike.
Ne vitin 2008 Juli interpreton ne monodramen “Banjo finale” te autorit italian Roberto Leriçi.
Julian Deda eshte nje nga figurat me popullore te ekraneve dhe spektakleve televizive. Se fundmi ai la pezull shume projekte për të bërë realitet Shoë-n televiziv “Apartamenti 2XL” i cili ka nisur të transmetohet prej janarit 2010 ne Vizion Plus.
Krahas karrierës Juli është shumë i dhënë edhe pas familjes së tij e cila përbëhet nga bashkëshortja, nga një vajzë dhe nga një djalë një vjecar.
Vip 10 Genta & Dion
Genta Ismaili
Gentiana Ismajli,e njohur me emrin e artit “Genta”.
Lindi në Kosovë më 4 Dhjetor 1984. Vetëm disa muaj pasi lindjes së saj, prindërit vendosin të shpërngulen në Cikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo bëhet e famshme me këngën e saj të parë “Kthehu” Në moshën 19 vjecare kthehet në Kosovë dhe prezanton këngën e saj “Dridhem” e cila shndërrohet menjëherë në hit.
Shumë shpejt shndërrohet në një protagoniste të skenave shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë. Herë pas here shkëputet për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkara të Amerikës, ku ka realizuar edhe një album në anglisht.
Shumë nga këngët e këtij albumi janë shkruar nga Kara DioGuardi, një autore këngësh e famshme amerikane.
Genta shquhet për kërcimin e saj energjik duke dhuruar performanca mbresëlënëse.
Vip 11 Eli & Gerd
Eli Fara
Këngëtare e njohur e muzikës popullore, e cilësuar si ylli I serenatave korcare.
Lindi në Korce, me 21 maj 1967. Zeri I saj spikati që në fëmijëri, por vetëm në vitin 1989 ajo fitoi famë kur rrëmbeu cmimin e parë në spektaklin “Mbrëmjet e muzikës popullore” me intepretimet që ajo u bëri këngëve “Qeraxhiu i Grebenesë’ dhe “25 gërshetat”.
Prej këtij viti këngëtarja fillon të marrë pjesë në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Disa vite më vonë zhvendoset e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por asnjëherë nuk mbetet larg publikut.
Deri më sot ka publikuar 6 albume muzikore ndër të cilët: “Nostalgji”, “Përtej”, “Më thotë zemra”, “Të dua për vete”, apo “Vjeshtë”. Dashuritë e jetës për Eli Farën janë vajza e saj, Marina dhe muzika.
Ndonëse ka marrëdhënie të mira me kërcimin, perpara pjemarrjes në këtë konkurs ajo eshte shprehur : “Kur e përvetësoj një lëvizje, sado e vogël, më duket sikur e kam ditur të gjitha herët.
Është vërtet interesante kjo eksperiencë, nga të gjitha që kam përjetuar deri më sot”.
Vip12 Oni & Greta
Oni Pustina
Një nga modelet me të njohur shqiptar ne Itali.
Lindi ne Tirane 12 shtator 1979.
Prej vitesh I angazhuar ne emisionin e njohur televiziv italian “C’e posta per te”, drejtuar nga Maria De Filippi, ne rolin e postierit.
Ai eshte gjithashtu nje nga imazhet e njohura te kalendareve dhe reklama si brenda dhe jashte vendit.
Së fundmi Oni ka provuar edhe kienmatografine si nje nga pasionet e tij. Në vitin 2009 ai interpretoi ne filmin “Lindje Perendim Lindje”, te regjisorit Gjergj Xhuvani.